Mbledhja komemorative për Arzana Krajën - 15.11.2019

Mbahet mbledhje komemorative për regjisoren Arzana Kraja

Një mbledhje komemorative është mbajtur sot në Teatrit Kombëtar të Kosovës për regjisoren Arzana Kraja, e cila ndërroi jetë dy ditë më parë.

“Arzana Kraja ishte një regjisore e kompletuar dhe një njeri me zëmër të bardhë”, thanë me këtë rast krijuese, familjarë e miq të regjisores.

Zana Radogoshi ka pohuar se Arzana Kraja ishte një njeri i veçantë, nuk ishte vetëm një artiste.

“Arzana ka dit me lujt edhe me një fëmijë dhe me pika edhe me të moshuar”, ka thënë ajo.

Regjisorja Kraja është vlerësuar edhe nga aktori dhe producenti Shkumbin Istrefi.

“Ajo nuk bënte kompromis me vlerat. Ishte e përkushtuar në punë në kohën kur puna nuk vlerësohet. Lexonte kur leximi konsiderohej humbje kohe. Kërkonte dije kur dija nuk është në modë”, ka thënë Istrefi.

Ndërsa Zymber Kelmendi, profesor dhe mentor i Arzanës Krajës, solli kujtime nga puna si mentor dhe profesor me regjisoren Kraja.

Sipas tij, Arzana, e cila ishte në prag të përfundimit të masterit, nuk ishte vetëm regjisore e fotografive të bukura, por edhe skenariste e ideve të thella.

“Nëse me lejohet, që sot t`i përkujtojë Arzana Krajës, unë si mentor dhe anëtar i komisionin vlerësimin maksimal për temën e saj të diplomës”, ka thënë Kelmendi.

Në emër të familjes Kraja ka folur vajza Gresa Kraja e cila pohoi se Arzanën duet të kujtuar ashtu si ishte.

“Arzana do të jetë gjithmonë me ne e buzëqeshur,  duke kënduar e vallëzuar, vetëm ashtu duhet ta kujtojmë”, ka thënë ajo.

Ne fund u shfaqën edhe pjesë të shkurtra nga disa prej filmave të Arzana Krajës.

Mbledhja komemorative për Arzana Krajën – 15.11.2019

Varroset me nderime regjisorja Arzana Kraja

.