Sot varroset Ramush Tahiri

Ish gazetari, publicisti e politologu Ramush Tahiri, do të varroset sot në varrezat e fshatit Dramjak të Ferizajt. Tahiri, ka vdekur mbrëmë në orët e vona të mbrëmjes, ndërsa në shenjë respekti të jetës dhe veprës së tij, do të mbahet edhe një mbledhje komemorative në Teatrin e Qytetit në Ferizaj.

Familja e të ndjerit, kanë bërë të ditur se varrimi i tij bëhet sot, në orën 14:00. Në njoftimin e familjes së tij, është bërë thirrje gjithashtu që gjatë këtyre ceremonive, të respektohen rregullat antiCOVID-19.