Ministri Kujtim Gashi, telegram ngushëllimi për vdekjen e regjisores Arzana Krajës

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka shprehur ngushëllime për vdekjen e regjisores Arzana Kraja.

Përmes një telegrami ngushëllimi ministri Gashi pohon se lajmi për vdekjen e parakohshme të regjisores Arzana Kraja, është pritur me pikëllim të madh.

Sipas Gashit, regjisorja Kraja u nda nga jeta në moshë të re, por la pas veprat të shumta dhe me vlerë.

Krijimtaria dhe produktiviteti i saj do të mbetet i paharruara ndër ne, ka pohuar më tej Gashi, duke shtuar se zelli me të cilin Arzana është angazhuar dhe kontributin që ajo ka dhënë në fushën e kinematografisë e ka sjellë artin në Kosovë në një dimension tjetër.

“Ndarja e hershme e Arzana Krajës është humbje e rëndë jo vetëm për ju, familjen dhe miqtë, por është humbje dhe do të jetë mungesë e madhe për artdashësit dhe kulturën e Kosovës.  Ne e kujtojmë me pietet dhe respekt angazhimin dhe kontributin e saj të çmuar dhënë për kulturën e Kosovës. Ngushëllime familjes, miqve dhe dashamirëve të Arzana Krajës”, thuhet ndër të tjera në telegramin e ministrit të Kulturës me rastin e vdekjes së regjisores Arzana Kraja.

Regjisorja Arzana Kraja u gjet e vdekur në banesën e saj sot gjatë ditës në Prishtinë.

Gjendet e vdekur regjisorja kosovare Arzana Kraja