Foto: RTK/Youtube

Nesër bëhet varrimi i regjisores Arzana Kraja

Mëngjesin e sotëm, regjisorja Arzana Kraja është gjetur e vdekur brenda banesës së saj në lagjen Kalabria në Prishtinë.

Motra e regjisores, Gresa Kraja, përmes një njoftimi, ka dhënë detaje për ceremoninë e varrimit të Arzana Krajës.

“Me pikëllim dhe zemër të thyer ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të vajzës dhe motrës tonë të dashur Arzana Kraja. Varrimi i saj bëhet të enjten te varrezat e Dragodanit në Prishtinë në orën 14:00. Dyert e familjes do të jenë të hapura në lagjen Ulpiana D9, pranë klinikës “Fati im””, thuhet në njoftimin e familjes.

KALLXO.com mëngjesin e sotëm ka raportuar për gjetjen e një trupi të vdekur në lagjen Kalabria në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com, Policia e Kosovës.

“Me datën 13.11.2019 rreth orës 09:08 policia ka pranuar një  informatë, për një trup të pa jetë në lagjen Kalabria  Prishtinës. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në  vendin e ngjarjes, përfshirë edhe ekipin mjekësor të emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e personit të gjinisë femërore”, ka thënë zyra për informim për KALLXO.com.

Tutje ata kanë shtuar se rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë.

Gjendet e vdekur regjisorja kosovare Arzana Kraja