Ilustrim

Masat ndaj coronavirusit - Policia s’ka nevojë për maska

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në konferencën e sotme për media ku njoftoi edhe për rastin e tretë të prekur me Coronavirus, ka folur për pajisjet mbrojtëse të zyrtarëve shtetërorë që janë duke punuar në luftën kundër kësaj sëmundje.

Ai shtoi se Policia e Kosovës nuk ka nevojë për maska. Sipas tij, të gjithë ata që punojnë në hapësira të jashtme, nuk kanë nevojë për maska.

“Nuk ka furnizime por policia nuk ka nevojë për maska, askush që është duke operuar në vend të hapur nuk ka nevojë për maskë”, Arben Vitia.

Sot gjatë ditës pozitiv ka dalë edhe njëri nga familjarët e 77 vjeçarit të prekur gjatë ditës së djeshme.

 

Coronavirus i infektuari i tretë nga Vitia familjar i 77 vjeçarit

 

Pas rasteve të djeshme, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që t’i ndalojë hyrjet dhe daljet në Komunën e Klinës dhe Vitisë.