Coronavirusi - KALLXO

Coronavirus i infektuari i tretë nga Vitia familjar i 77 vjeçarit

Ministri i Shëndetësisë ka njoftuar se i infektuari i tretë me virusin corona është familjarë i 77 vjeçarit nga Vitia i cili u diagnostifikua dje me këtë virus. Lajmi është bërë publik në një konferencë për shtyp.

Sipas ministrit i infektuari është 37 vjeçar.

Mbrëmë përmes një konference për media u dha lajmi për prekjen e dy personave të parë në Kosovë nga ky virus.

Njëri ishte një i moshuar 77 vjeçar nga qyteti i Vitisë dhe një vajzë tjetër me shtetësi italiane që kishte qëndruar në rrethin e qytetit të Klinës.

https://kallxo.com/gjate/konfirmohen-dy-raste-me-coronavirus-ne-kosove/

Qeveria e Kosovës ka vendosur t’i mbyllë hyrjet dhe daljet në qytetin e Vitisë dhe Klinës.

Qeveria poashtu ka mbyllur restorantet, kafiteritë, qendrat tregtare si preventivë për ta luftuar Coronavirusin.