Maqedonci takohet me homologun e tij nga Kanada

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është takuar dje me homologun e tij nga Kanada, Bill Blair.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Maqedonci ka bërë të ditur se në këtë takim kanë shkëmbyer pikëpamjet rreth çështjes së sigurisë në Kosovë dhe rajon.

“Gjatë takimit shkëmbyem pikëpamjet tona rreth çështjes së sigurisë në Kosovë dhe regjion, bashkëpunimit të tanishëm ndërmjet Kosovës dhe Kanadasë, si dhe gjetjes së formave të reja të thellimit të këtij bashkëpunimi. Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme miqësore e institucionale të shtetit kanadez” – ka shkruar Maqedonci.