Astrit Dehari | Foto: LVV

LVV njofton se është dëmtuar shtylla dhe pllaka e flamurit pranë varrit të Astrit Deharit 

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se është dëmtuar shtylla dhe pllaka e flamurit kombëtar pranë varrit të ish-anëtarit të kësaj partie, Astrit Dehari. 

Përmes një njoftimi në rrjete sociale, partia shkruan se Policia ka reaguar për këtë rast dhe se janë në pritje të hetimeve që njësitë e specializuara të Policisë po zhvillojnë në drejtim të zbardhjes së shkaqeve të këtij rast. 

Për konfirmimin e këtij rasti, KALLXO.com ka adresuar pyetje në Policinë e Kosovës, mirëpo ende nuk kanë kthyer përgjigje zyrtare. 

Astrit Dehari ka vdekur më 05.11.2016, në ditën e 68-të të qëndrimit të tij në paraburgim në Prizren.

LVV në atë kohë tha se vdekja e Astrit Deharit ishte përgjegjësi institucionale. Dyshime rreth vdekjes së Astrit Deharit pati edhe familja e tij. Rrethanat e vdekjes së tij nuk janë zbardhur ende plotësisht.