Zjarri në fshatin Zasellë, Foto: KALLXO.com

Lokalizohen pjesërisht zjarret në rajonin e Mitrovicës

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me zjarret që kapluan zona të rajonit të Mitrovicës.

Sipas Policisë, zjarri është lokalizuar pjesërisht,  por vazhdon në përmasa më të vogla, derisa nuk raportohet për të lënduar.

Organet e rendit bëjnë të ditur se në fshatin Cërrnushë të Mitrovicë dje pasdite u raportua se në rrethana të panjohura është kapluar nga zjarri një pjesë e pyllit ku zjarri kishte rrezikuar edhe disa shtëpi në fshatin Zasell.

Banorët e dy shtëpive janë larguarm ndërsa në vend-ngjarje kanë dalë njësitet e zjarrfikësve, FSK-së dhe KFOR-i me helikopter.