ILUSTRIM: Dhuna në familje, Foto: Pixabay.com

Lipjan, një grua raporton se është ushtruar dhunë pisqike dhe fizike ndaj saj

Një grua në Lipjan ka raportuar në Polici një rast të dhunës në familje.

Sipas raportit të Policisë, ndaj saj është ushtruar dhunë psiqike dhe fizike, nga një burrë i dyshuar.

Ngjarja ka ndodhur dje në ora 03:55.

Lidhur me rastin palët janë sjellë në stacion policor dhe pasi janë intervistuar në prezencë edhe të zyrtarëve të Qendrës për Punë Sociale, ka njoftuar PK.

Tutje thuhet se në konsultim me prokurorin, palët janë liruar në procedurë të rregullt.