Albin Kurti - Isa Mustafa

LDK dorëzon nënshkrimet për rrëzimin e Qeverisë

Lidhja Demokratike e Kosovës edhe zyrtarisht ka dorëzuar listën me nënshkrime për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës, pjesë e së cilës është edhe vet.

KALLXO.com ka provuar të flasë me kryetarin e grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi por ai ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet e KALLXO.com

Mirëpo, Gashi e ka konfirmuar për Televizionin Klan Kosova se LDK ka dorëzuar listën me nënshkrime në Sekretarinë e Kuvendit për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Ai e ka konfirmuar se kanë marrë mbështetjen e deputetëve të AAK-së dhe Nismës.  Ai e ka konfirmaur se janë 44 nëshkrime për rrëzimin e qeverisë.

 

Coronavirusi “shtyn” koordinimin LVV-LDK për tarifën 100 për qind

.