Largohet një person nga Qendra Rehabilituese në Shtime

Një person që po qëndronte në Qendrën Integruese dhe Rehabilituese në Shtime, është larguar dje dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij.

Rastin e ka raportuar në Polici një infermier i Qendrës Integruese.

Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në ora 13:00.

Policia thotë se janë duke e hetuar rastin.