Lajçak i komenton takimet me Bislimin e Petkoviqin, i quan diskutimet të dobishme

I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka komentuar takimet e sotme që pati me kryenegociatorët e dy vendeve.

Lajçak gjatë ditës priti në takim zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin, si dhe shefin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Sipas Lajçakut, diskutimet mes tyre ishin të dobishme për të bërë përparim në një sërë çështjesh në agjendën e tyre.

Takimi i Mirosllav Lajçak me Petar Petkoviq. Foto: Mirosllav Lajçak/X/16.11.2023
Takimi i Mirosllav Lajçak me Besnik Bislimi. Foto: Mirosllav Lajçak/X/16.11.2023