Miroslav Lajcak - Foto: Fatrion Ibrahimi

Lajçak flet për mundësinë e shtyrjes së vendimit për për targat: Është vendim i kryeministrit, nuk dua të komentoj

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se një vendim i mundshëm për shtyrjen e afatit për targat e veturave, është i kryeministrit Albin Kurtit dhe nuk e komenton.

“Po kemi diskutuar për çështjen e targave dhe është vendim i kryeministrit, kështu që nuk dua ta komentoj”- tha ai para gazetarëve.

Lajçak ka zhvilluar një takim që zgjat më shumë se një orë. Takimi ishte me dyer të mbyllura dhe pas tij, vetëm Lajçak është deklaruar para mediave.

Lajçak i pyetur nga gazetarët nëse një marrëveshje finale ne mes Kosovës dhe Serbisë do të përfshijë edhe asociacionin e komunave serbe, ai tha se një gjë e tillë i takon dy vendeve të vendosin dhe jo ai.

Miroslav Lajçak është takuar më Kurtin edhe të premten e kaluar. Në këtë takim është diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi dhe situatën me energji.

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar gjatë vizitës në Kosovë ka kërkuar nga qeveria që të shtyjë për 10 muaj hyrjen në fuqi të vendimit për regjistrimin e tabelave të automjeteve nga ato ilegale KM, PZ,GL, PR, UR, në ato të Republikës së Kosovës (RKS).

Kërkesa e Escobarit për shtyerjen e afatit për regjistrim të automjeteve, deklarohet Qeveria e Kosovës