Lajçak dhe Escobar vazhdojnë vizitën në Serbi, takojnë Vuçiqin

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak si dhe përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar kanë vazhduar vizitën e tij në Beograd ku ka takuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Lajçak përmes një postimi në Twitter e ka quajtur konstruktiv takimin me presidentin serb Vuçiq.

“Sapo përfundova një diskutim konstruktiv dhe thelbësor me presidentin Vuçiq në Beograd për rrugën përpara në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar ai.

Përpara se të vizitonte Beogradin, emisari Lajçak së bashku me emisarin e SHBA-ve Escobar qëndruan për 3 ditë në Kosovë.

Gjatë kësaj vizite ata takuan krerët shtetëror si dhe krerët e partive politike opozitare.

Si Lajçak ashtu edhe Escobar theksuan se janë unik në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Mesazhet e Amerikës dhe Evropës për Asociacionin në dy vizitat e fundit në Kosovë