Foto: ZKM

Kurti nënshkruan vendimin për heqjen e tarifës për lëndën e parë

Qeveria e Kosovës e ka hequr tarifën prej 100% për lëndën e parë të produkteve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Më shumë se 1 vit kjo tarifë ka qenë në funksion, derisa sot, më 20 mars 2020, Qeveria e Kosovës ka vendosur ta heqë tarifën për lëndën e parë.

Në vendim thuhet se deri më 1 prill, Qeveria do të nxjerrë vendimin për largimin përfundimtar të tarifës dhe vendosjen e reciprocitetit të plotë në marrëdhëniet me Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinën në të gjitha çështjet.

Ky propozim kishte ardhë para disa javë nga Kryeministri Kurti, mirëpo vendimi nuk ishte marrë për shkak se LDK nuk e kishte mbështetur.

Kurti madje kishte kërkuar falje që nuk arriti ta “çoj” deri në fund propozimin e tij.

Propozim vendimi i cili është shpërndarë tek ministrat e Qeverisë Kurti parasheh që deri në 1 Prill të Qeveria e Kosovës do e largoj plotësisht taksën me Serbinë për ta zëvendësuar atë me masën e reciprocitetit.

Qeveria e Kosovës për shkak të Coronavirusit është duke mbajtur mbledhjet në formë elektronike.

Ky vendim i Qeverisë erdhi dy ditë pas çarjes së koalicionit me LDK-në.