Foto: ZKM

Kurti në Greqi, po merr pjesë në Simpoziumin Ndërkombëtar SYMI

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është duke qëndruar në Greqi për të marrë pjesë  në edicionin e 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI.

Sipas komunikatës së zyrës së tij, në këtë simpozium po marrin pjesë politikanë progresistë e akademikë të shquar.

Simpoziumi Ndërkombëtar SYMI është themeluar nga ish-Kryeministri i Greqisë, George Papandreou dhe organizohet çdo vit.

Ky edicion i sivjetëm titullohet “Cila botë në vitin 2030? Trajtimi i Sindromës Icarus” (Which World in 2030? Addressing the Icarus Syndrome).

Kjo është hera e gjashtë që kryeministri Kurti është pjesëmarrës  në këtë organizim.