Kurti emëron këshilltare ish-drejtoreshën e Shpend Ahmetit

Kryeministri Albin Kurti ka emëruar Nora Kelmendin këshilltare politike për koordinimin e të drejtave pronësore.

Nora Kelmendi ka qenë drejtoreshë e Kadastrës në Komunën e Prishtinës.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Kelmendi është e diplomuar në Fakultetin Ekonomik, ndërsa magjistraturën e ka të përfunduar në drejtimin e menaxhmentit të përgjithshëm.

Ajo ka ushtruar pozitën e drejtoreshës së Drejtorisë së Kadastrës në Komunën e Prishtinës për pesë vite.

Gjatë ditës së sotme, kryeministri Kurti ka emëruar edhe Driton Talin këshilltar politik për çështjen e koordinimit të SHERPA dhe zbatimit të Planit shumëvjeçar të Veprimit për Zonën Ekonomike Rajonale.

Të punësuarit në kabinetin e ministrit Blerim Reka