Blerim Reka. Foto: Kallxo.com

Të punësuarit në kabinetin e ministrit Blerim Reka

Vetëm pak ditë pasi u votua qeveria e re, KALLXO.com u kërkoi të dhëna mbi punësimet që bëhen në zyrën e ekzekutivit kosovar por edhe nëpër 15 dikastere.

Ndër ministritë e para që ka kthyer përgjigje është edhe Ministria e Intergrimit Evropian, që udhëhiqet nga Blerim Reka.

Në këtë ministri deri më tani janë të punësuar 9 persona, prej tyre 4 janë gra dhe 5 burra.

Arbenita Mjekiqi – Këshilltare e Lartë Politike, Mentor Bogaj – Këshilltar Politik, Jonus Ziberi – Këshilltar Politik, Albana Rexha – Këshilltare Politike, Drin Podrimqaku – Asistent Ekzekutiv, Zelfije Luma – Asistente Administrative,  Ardit Abazi – Vozitës Personal dhe Zyrtar i Sigurimit të Ministrit”, thuhet në përgjigjen e ministrisë së Integrimit Evropian.

Dy persona janë të punësuar në kabinetin e zv.ministrit Taulant Kryeziu. Hava Dragusha si asistente ekzekutive dhe Ahmet Jashanica si vozitës.

Në pyetjen e KALLXO.com se a ka vendosur standard që në kabinet të mos punësojë familjarë, ministri Reka ka thënë se këtë standard e posedon si pjesë e parimeve të veta qeverisësë dhe të Qeverisë Kurti.

“Unë nuk posedojë asnjë lloj lidhje familjare me asnjërin prej të punësuarve të deritanishëm në stafin/kabinetin tim”, thuhet në përgjigjen e Rekës, ndërsa ka thënë se do ta luftojë nepotizmin.

KALLXO.com ka kërkuar të dhëna nga kryeministri, zv.kryeministrat dhe gjithë ministrat për gjithë të punësuarit  në kabinetet e tyre.

Kjo kërkesë është bërë me qëllim të verifikimit nëse premtimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore për luftimin e nepotizmit janë duke u implementuar nga Kryeministri, zëvendëskryeministrat, ministrat dhe zëvendësministrat e Qeverisë së Kosovës me rastin e kompletimit të stafit të tyre.

KLIKO KËTU për të lexuar të plotë kërkesën e KALLXO.com drejtuar këtyre institucioneve publike në lidhje me punësimet.

 

Të punësuarit në kabinetin e ministrit Besian Mustafa