Kurti: Dhuna nuk guxon të izolohet si çështje private brenda shtëpive

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thëne se janë të shqetësuar me rritjen e rasteve të dhunës në familje, në kohën e izolimit për shkak të pandemisë.

Përmes një video mesazhi, Kurti ka dënuar dhunën në familje dhe ka bërë thirrje që të raportohet tek institucionet përgjegjëse, sepse sipas tij këto raste duhet të trajtohen me urgjencë.

“Si drejtues të institucioneve jemi të shqetësuar se me situatën e vetizolimit për shkak të pandemisë së Coronavirusit është rritur edhe dhuna në familje. Dhuna asnjëherë nuk ka arsyetim. Për ne ëshyë e papranueshme dhe e dënueshme. Qeveria jonë e ka rritur buxhetin e strehimoreve në vlerë prej 900 mijë euro. Jemi duke parë format për shtimin e fondeve të programeve kundër dhunës në familje, çfarëdo forme që është ajo: fizike, psikike apo seksuale”, ka thënë Kurti.

Kryeministri Kurti ka bërë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi duke ndihmuar dhe përkrahur njëri tjetrin.

“S’është kollaj kur të jetosh do të thotë veçse të banosh, i mbyllur, në hapësirë të kufizuar, në stinën e bukur të pranverës. Në këtë kohë, qëndrimi në shtëpi na shpëton nga virusi, por dhuna nuk guxon të izolohet si çështje private brenda shtëpive. Ajo duhet të raportohet e institucionet përgjegjëse ta rrisin reagimin dhe trajtimin e rasteve. Çdo rasti dhunës është rast urgjent. Virusi nuk mund ta shtyjë për më vonë ndalimin dhe dënimin e dhunës. Prandaj rrini në shtëpi, rrini në pastër, rrini në distancë, mbështetni njëri-tjetrin dhe ndani punët bashkë”, ka theksuar ai.

Rrini edhe paqësor përveçse në shtëpi, të pastër e në distancë.

Rrini edhe paqësor përveçse në shtëpi, të pastër e në distancë.

Publiée par Albin Kurti sur Jeudi 16 avril 2020

Për shkak të përhapjes së pandemisë së COVID-19 institucionet në Kosovë kanë marrë një sërë masazh për kufizimin e lëvizjes si dhe kanë kërkuar që qytetarët të mos dalin nga shtëpitë pa nevojë.

Aktualisht nga COVID-19 janë 423 persona të infektuar, janë shëruar 71 si dhe kanë vdekur 10.

Gratë dhe thirrjet e humbura për mbrojtje nga dhuna në familje