Foto ilustrim
Kryetarja e Preshevës alarmon se Gjykata Kushtetuese në Serbi po e legjitimon spastrimin etnik të shqiptarëve
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka njoftuar në Facebook se qytetarit Safet Demiri nga Medvegja i është refuzuar ankesa për kthimin e adresës nga ana e Gjykatës Kushtetuese në Serbi.
“Organi më i lartë i drejtësisë në Serbi po legjitimon spastrimin etnik dhe pasivizimin diskrimues të shqiptarëve të Luginës” – ka shkruar ajo.
Me këtë vendim antikushtetues, sipas Sinanit, Gjykata Kushtetuese në Serbi, po punon në dekurajimin e shqiptarëve për drejtësi dhe barazi.
Ajo ka paralajmëruar që drejtësia do të kërkohet edhe në institucione ndërkombëtare.
“Nga atje do ta mundim diskriminimin e Serbisë dhe po atje do të vendosim drejtësinë’ – ka shkruar tutje ajo.
Qytetarin Safet Demiri e ka quajtur si shembull të diskriminimit që u bëhet shqiptarëve nga Serbia dhe shembull se si nuk duhet të dorëzohet.
Shqiptarët në Luginën e Preshevës ka kohë që alarmojnë dhe protestojnë kundër mënyrës sesi autoritetet e atjeshme po ua shënjojnë adresat e tyre si “jo aktive” – çfarë nënkupton se ata më nuk mund të votojnë ose t’i ripërtërijnë dokumentet personale.
Të indinjuar prej viteve të tëra të diskriminimit prej autoriteteve të Serbisë, shqiptarët etnikë kanë protestuar më 3 nëntor në komunën e Medvegjës në Serbinë jugore.
Protesta ishte e treta në muajt e fundit, pas protestave të mbajtura në dy komunat tjera në Luginën e Preshevës me shumicë shqiptare në jug të Serbisë.
Mijëra shqiptarëve etnikë nga tri komunat në Serbinë jugore, Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, u janë shënjuar adresat si “joaktive” prej anës së autoriteteve serbe.
I ashtuquajturi “pasivizim i adresave” nënkupton se ata më nuk mund t’i përtërijnë dokumentet e tyre identifikuese serbe, ose të ushtrojnë të drejtat e tyre themelore për të nxjerrë dokumente personale, si e drejta e votimit.
Plani 7 pikësh i shqiptarëve të Luginës, Kamberi dhe ambasadori britanik në Serbi takohen në Bujanoc
Kryetarja e Preshevës për protestën ‘Kthema adresën’: Zë i fuqishëm për barazi dhe drejtësi
Shqiptarët e Luginës protestojnë kundër pasivizimit të adresave