Kryeministri Kurti me bashkëshorten priten nga presidenti Macron dhe Zonja e Parë e Francës, Brigitte Macron

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me bashkëshorten e tij, Rita, janë pritur sonte në Pallatin Élysée, nga presidenti francez, Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë e Francës, Brigitte Macron.

Pritja është bërë në prag të edicionit të gjashtë të Forumit të Paqes në Paris.