Objekti i Qeverisë së Kosovës, Foto: Xheneta Murtezaj/ KALLXO.com

Kryeministri i Holandës dhe ai i Luksemburgut sot vizitojnë Kosovën

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte dhe ai i Luksemburgut, Xavier Bettel, sot vizitojnë Kosovën.

Zyra e kryeministrit ka njoftuar se e kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, sot e pret në Prishtinë kryeministrin e Holandës, Mark Rutte dhe atë të Luksenburgut, Xavier Bettel.

Kryeministri Kurti do t’i presë në aeroport e Prishtinws “Adem Jashari”.

“Në ora 09:20 mbahet takimi i kryeministrit Kurti me kryeministrin Rutte dhe kryeministrin Bettel, kurse në ora 10:05 do të ketë një konferencë për media” – njofton zyra e kryeministrit.

Kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, si dhe atë të Luksemburgut, Xavier Bettel, do t’i takojë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Në orën 08:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, si dhe kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel” – thuhet në njoftimin e Zyrës së presidencës.

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte dhe ai i Luksemburgut, Xavier Bettel, u bënë thirrje Serbisë dhe Kosovës që të ndërmarrin hapa drejt shtensionimit të situatës dhe të vazhdojnë dialogun drejt normalizimit të marrëdhënieve. Ata i bënë këto komente gjatë një vizite në Beograd ku u takuan me presidentin Aleksandër Vuçiq./Rtklive