KRU Prishtina në aksion kundër kyçjeve ilegale në Veternik të Prishtinës

Ujësjellësi “KRU Prishtina” njoftoi për disa shkyçje në rajonin e Prishtinës, përkatësisht në lagjen Veternik.

Aksioni, sipas “KRU Prishtina” do të vazhdoj për të identifikuar kyçje ilegale në sistemin e ujit të pijes.

“Ja pse rrezikohet furnizimi me ujë, nga keqpërdoruesit që ujin që është më së liri, e shfrytëzojnë ilegalisht, aq më tepër një lagje ku, jo çdokush mund të blejë shtëpi” – thuhet në njoftim.

Ky është njoftimi i plotë:

Dhjetëra kyçje ilegale u zbuluan sot në rrugën ” Dajti” lagjen Veternik.

Sapo u shkyç nga shërbimet e furnizimit me ujë një Autosaloon në Veternik.

Sapo u shkyç nga shërbimet e ujit lagjja Ana, në Veternik.

Vazhdojmë me zbulimin e kyçjeve tjera ilegale në lagjen Veternik.

Ja pse rrezikohet furnizimi me ujë, nga keqpërdoruesit që ujin që është më së liri, e shfrytëzojnë ilegalisht, aq më tepër një lagje ku, jo çdokush mund të blejë shtëpi.