Foto: Policia e Kosovës/Facebook

Krerë të policisë e ministra në vizitë në zona kufitare në veri

Krerë të policisë e ministra kanë vizituar zonën kufitare në Bërnjak, Jasonevik dhe atë të liqenit të Ujmanit.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla; ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe drejtorin e Departamentit Kufitar, Fehmi Xhata, vizituan këtë zonë për të parë punën e zyrtarëve policorë.

Sipas njoftimit të policisë, ata u njoftuan nga afër me punën, angazhimin, përkushtimin dhe vështirësitë e punës në baza ditore të zyrtarëve policorë, në parandalimin dhe luftimin e veprimtarive të ndryshme kriminale.

“Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimet e saja policore në ruajtjen e rendit kushtetues, ofrimin e sigurisë dhe parandalimin e kontrabandës dhe krimit trans kufitar” – thuhet në njoftim.