Foto: REL/Shutterstock

Krejt ‘online’ me telefona sivjet, vetëm 3.4% e familjeve në Kosovë nuk kanë qasje në internet

Të dhënat e fundit të ASK-së, tregojnë se në vitin 2020, ekonomitë familjare në Kosovë kanë pasur qasje në internet nga shtëpitë, nga çfarëdo pajisje prej 96.4 për qind, ndërsa 3.4 për qind e ekonomive familjare janë deklaruar se nuk kanë pasur qasje në internet nga asnjë lloj pajisje.

Qytetarët u lidhën me internet kryesisht me telefona celular pasuar nga pajisjet tjera.

“Qasja në internet kryesisht ka qenë nga telefoni celular, pasuar nga laptop/kompjuter portativ, kompjuter desktop, tablet, etj”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq përdorimi i internetit për qëllime private për shfrytëzimin e shërbimeve publike online për të procesuar kërkesat/shërbimet janë vërejtur ndryshime në përqindje krahasuar me vitin 2019.

Ekonomia familjare përfshinë të gjithë personat që jetojnë në një shtëpi apo banesë të përbashkët dhe që kanë të përbashkëta mjetet kryesore të jetesës.

Këto të dhëna Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) i bëri të ditura me publikimin e anketws “Rezultatet e Anketës së Përdorimit të Teknologjisë Informative dhe Komunikimit (TIK) për vitin 2020”.

Sipas ASK-së, ky publikim ofron të dhëna për shfrytëzimin e teknologjisë informative dhe të komunikimit në tërë territorin e Republikës së Kosovës nga ekonomitë familjare dhe individët e kategorisë 16-74 vjeç.

Në muajin shtator të sivjetmë, KALLXO.com shkroi se ka familje në Kosovë që nuk ka rrobalarëse, por kanë telefona mobilë

Në Kosovë ka familje që s’kanë rrobalarëse, por kanë telefona mobilë