Dogana e Kosovës konfiskon një sasi të konsiderueshme të telefonave

Dogana e Kosovës përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ka konfiskuar një sasi të konsiderueshme të telefonave mobil.

Aksionin e tyre e kanë kryer në gjashtë pika shitëse të telefonave.

Të njëjtët kanë thënë se gjatë aksionit kanë gjetur hapësira të modifikuara posaçërisht për fshehjen e  telefonave.

Tutje kanë thënë se aksioni i tyre është duke vazhduar.