Plaçkitet posta e shpejtë

Dy persona të maskuar e të armatosur, kanë plaçkitur një punonjës të një poste të shpejtë private, duke i marrë një sasi të të hollave, dy telefona dhe çelësat e veturës.

Rasti, siç njofton Policia e Kosovës, ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Doganaj të Kaçanikut.

“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij të punës (postë e shpejtë) është ndaluar nga dy të dyshuar të panjohur, të cilët ishin të maskuar dhe të njëjtit në kërcënimin e armës, i kanë grabitur 562 euro, dy telefona dhe çelësat e makinës”, ka njoftuar Policia, ndërsa shton se viktima t’u ketë thënë se të dyshuarit janë larguar me motoçikletë nga vendi i ngjarjes.