Krasniqi nga Zveçani e Zubin Potoku: Kryeministri të miratojë kërkesat e banorëve shqiptarë për rindërtim të shtëpive

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka vizituar sot komunat Zveçan dhe Zubin Potok, ku është takuar edhe me kryetarët Ilir Peci dhe Izmir Zeqiri.

Krasniqi thotë se gjatë vizitës së tij, u njoftua nga afër me punët, sfidat dhe kërkesat e banorëve të këtyre dy komunave.

“Në vizitën që pata sot në Zveçan dhe Zubin Potok, ku takova Kryetarët Ilir Peci e Izmir Zeqiri, u njoftova nga afër me punët, sfidat dhe kërkesat e banorëve të këtyre dy komunave. Është për t’u vlerësuar përkushtimi dhe angazhimi i madh i dy Kryetarëve dhe ekipeve të tyre për të siguruar shërbime të mira komunale për të gjithë qytetarët, pa dallim etnie”- ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Kreu i PDK-së i ka bërë thirrje Qeverisë që që urgjentisht të rikthej vëmendjen, mbështetjen dhe investimet konkrete në këto komuna, teksa ka ftuar kryeministrin dhe ministrat të miratojnë kërkesat e banorëve shqiptarë për rindërtim të shtëpive atje.

“Kryetarët dhe banorët e këtyre dy komunave kanë nevojë për mbështetje më të madhe nga niveli qendror. Qeveria e Kosovës duhet që urgjentisht të rikthej vëmendjen, mbështetjen dhe investimet konkrete në këto komuna. Ftoj kryeministrin dhe ministrat e linjave që të vizitojnë këto dy komuna dhe të miratojnë pa vonesa kërkesat e banorëve shqiptarë për rindërtimin e shtëpive atje”- ka theksuar Krasniqi.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit të mbajtura në katër komunat veriore të Kosovës, kryetar kryetari i ri i Zubin Potokut, u zgjodh Izmir Zeqiri nga PDK, në Zveçan Ilir Peci, po ashtu nga PDK-ja, ndërsa në Leposaviq Lulzim Hetemi nga LVV-ja.

Të dy kryetarët që vinë nga PDK kanë vendosur që punët e tyre t’i kryen nga objektet alternative, kjo pasi që qytetarët serb qkishin protestuar për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve në objektet komunale në Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok.