Arkiv - FOTO KALLXO

Konjufca nuk paraqitet në Gjykatë, dështon seanca

Kryetari i Kuvendit Galuk Konjufca, nuk është paraqitur sot në gjykatë, për t`u përballur me akuzat që prokuroria i vë në barrë.

I njëjti akuzohet për përdorim të mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar.

Për mungesën e tij, gjykatën paraprakisht e ka njoftuar mbrojtësja e tij, Arbnora Zeqiri, përmes një parashtrese.

I njëjti ka kërkuar shtyrjen e seancës me arsyetimin se ka angazhime në funksionin që e ushtron.

Gjykata njoftoi palët se ka njoftuar stacionin policor lidhur me revokimin e urdhëresave për sjellje me detyrim ndaj Adem Grabovcit dhe Ismet Beqirit në cilësinë e dëshmitarëve.

Sipas aktakuzës, Konjufca akuzohet për veprën përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm.

Në aktakuzë përshkruhet se në seancën e kuvendit të datës 10.08.2016, në cilësi të deputetit, Glauk Konjufca ka hedhur gaz lotsjellës në sallë, me ç’rast është pamundësuar qëndrimi në sallë.

Gjithashtu më këtë aktakuzë, Konjufca po akuzohet edhe për veprën pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare meqë siç përshkruhet në aktakuzë deputetët e tjerë janë detyruar të ndërpresin seancën dhe të largohen nga salla.

Glauk Konjufca pa avokat, dështon seanca gjyqësore ndaj tij për hedhjen lotsjellësit në Kuvend