Ilustrim

Konjufca e nis seancën e jashtëzakonshme në lidhje me Rezolutën për Policinë, në sallë vetëm deputetët e opozitës

Kuvendi i Kosovës ka filluar punimet e seancës së jashtëzakonshme për shqyrtimin e propozim-rezolutës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës, e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës.

Në sallë të pranishëm janë deputetët e opozitës por jo edhe ata të pozitës.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca deklaroi se në mbledhjen e Kryesisë është vendosur që të mbahet kjo seancë e jashtëzakonshme edhe pa praninë e 61 deputetëve.

“Po e fillojmë këtë seancë të jashtëzakonshme, e cila është thirrë javën e kaluar por nuk kemi pasur mundësi ta mbajmë. Na është nevojitur mbledhja e  Kryesisë për të sqaruar dhe pas përfundimeve që i nxorrëm vendosëm që të mbahet kjo seancë e jashtëzakonshme megjithatë”- ka thënë Konjufca.

Prezentë në sallë është edhe deputetja Duda Balje nga grupi Multietnik dhe ish-deputeti i  LVV-së tani pa grup parlamentar, Fatmir Humolli.

Javëne kaluar, Kuvendi nuk e ka pasur kuorumin e mjaftueshëm për të zhvilluar punimet e seancës së jashtëzakonshme për të shqyrtuar propozim-rezolutën për mbështetjen financiare të Policisë së Kosovës.

Të pranishëm ne seancë kanë qenë prezentë vetëm deputetët e opozitës, përderisa Levizja Vetëvendosje, në një konferencë u deklarua se nuk do të marrë pjesë në atë seancë.

Konjufca kishte konstatuar se seanca nuk mund të vazhdojë pa 61 deputetë.

Rezoluta erdhi si propozim nga Partia Demokratike e Kosovës, e mbështetur edhe nga opozita, duke kërkuar nga Qeveria që te bëjë ndarjen ndarjen e mjeteve të nevojshme financiare për pagesën e shtesës së rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës.
PDK gjithashtu kërkon nga Qeveria që të propozojë buxhetin e nevojshëm për mbulimin e pagesës së sigurimit shëndetësor për të gjithë zyrtarët policorë.

Këto janë pikat e rezolutës së propozuar nga PDK-ja:

  • OBLIGON Qeverinë e Republikës së Kosovës që brenda afatit prej 15 ditë nga miratimi i kësaj rezolute, të bëjë ndarjen e mjeteve të nevojshme financiare për pagesën e shtesës së rrezikshmërise per Policinë e Kosovës dhe atë, në mënyre retroaktive nga dita e hyrjes ne fuqi të Ligit 08/L-196 per Pagat në Sektorin Publik (për secilin muai).
  • -OBLIGON Qeverinë e Republikës së Kosovës që të propozojë buxhetin e nevojshëm – për vitin e ri fiskal 2024, për mbulimin e pagesës së sigurimit shëndetësor për të gjithë zyrtarët policorë te Republikës se Kosovës, nga data 1 janar 2024.
  • -OBLIGON Qeverinë e Republikës së Kosovës që brenda afatit 60 ditor nga miratimi i kësaj rezolute, të marrë nismën për hartimin, propozimin dhe miratimin e Projektligjit për Pensionim të Parakohshëm te zyrtarëve policorë të Policisë se Kosovës dhe punonjësit e Inspektoratit.
  • -ZOTOHET që shqyrtimin parlamentar të projektligjit nga pika 3 e kësaj rezolute, ta bëjë në procedurë te përshpejtuar në pajtim me rregullat e punës së Kuvendit.

 

Dështon seanca e jashtëzakonshme në Kuvend për rezolutën e propozuar nga PDK për Policinë