Dështon seanca e jashtëzakonshme në Kuvend për rezolutën e propozuar nga PDK për Policinë

Kuvendi i Kosovës nuk e ka pasur kuorumin e mjaftueshëm për të zhvilluar punimet e seancës së jashtëzakonshme për të shqyrtuar propozim-rezolutën për mbështetjen financiare të Policisë së Kosovës.

Të pranishëm ne seancë kanë qenë prezentë vetëm deputetët e opozitës, përderisa Levizja Vetëvendosje, në një konferencë u deklarua se nuk do të marrë pjesë në këtë seancë.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se seanca nuk mund të vazhdojë pa 61 deputetë.

“Po i hapim punime e seancës së jashtëzakonshme me kërkesë të 40 deputetëve nënshkrues për propozim-rezolutën për mbështetjen e Policisë e Kosovës. Nuk mund të fillojmë pa 61 deputetë, siç po shoh mazhoranca nuk po vijnë”- tha Konjufca.

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se Kuvendi është vendi ku duhet të përkrahet Policia e Kosovës, teksa shtoi se nuk do të ndalen deri sa të diskutohet për çështjen e rezolutës.

“Ju e patë edhe sot kryeministri tha të mbështetet Policia e Kosovës. Ky është vendi që duhet të përkrahet Policia, sot e tetë muaj ata nuk i kanë marrë shtesat r rrezikshmërisë. Kemi kërkuar dhe propozuar ligjin për pensionim të parakoshëm të policisë dhe prandaj e kemi pa të arsyshme që të debatohet”- tha Tahiri.

Ai kërkoi nga kryeparlamentari Konjufca që të rishikojë nëse mund të mbahet seanca edhe pa 61 deputetë.

“51% po i ikin seancës dhe mbështetjes. Ne nuk do te ndalemi do të konsultohemi në mbledhjen e kryesisë së Kosovës.

“Seanca që ftohet nga 1/3 e deputetëve duhet të mbahet pavarësisht a janë 61 deputetë. Ne po ju japim kohë ta shihni cështjen dhe seancat e jashtëzakonshme të mbahen. Me i ikë një seancë të tillë për mbështetje të Policisë, është turp i madh” shtoi ai.

Ndërsa deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj deklaroi se është për keqardhje mungesa e deputetëve të LVV-së.

“Është per keqardhje mungesa e shumices, është per turp per temën që është thirrë debati, është jo e moralshme të përsëriten lotët e krokodillit. Kjo e sotshmja është praktike e keqe, është sjellje e papranueshme”- tha Zemaj.

Zemaj tha se LDK kërkon qe të vazhdojnë debatin dhe të japin mendimet e tyre dhe kërkesat qe kanë.

“Deklaroj në emër të grupit, përtej përkrahjes per rezolutë, ligji i pagave nëse nuk ka vendim të shpejtë nga Kushtetuesja, propozoj qe devati të zhvillohet grupet te deklarohen dhe pastaj shumica nëse don të votojë. LDK kërkon që ta vazhdojnë debatin të japin mendimet e tyre po ta thojmë të vërtetën dhe kërkesat e Policisë pa dallim”- është shprehur Zemaj.

“Nëse kërkesa e opozitës është e papranushme për opozitën, është peticioni i Policise i dërguar në Kuvendin e Kosovës. A duhet që vetëm të kemi humbje jetësh dhe sakrificë që të vie në ndërgjegje të Qeverisë.”-theksoi ai.

Ndërsa kryetari i grupit parlamentar të Aleancës së Ardhmërisë së Kosocës, Besnik Tahiri u shpreh se qytetarët duhet ta dijnë se me vendim të prerë LVV po e bojkoton seancën.

“Ajo që duhet ta dijë qytetari është se ky Kuvend me nje vendim të prerë të LVV-së është duke e bojkotu të diskutojnë një kërkesë të opozitës për tri ligje që nuk do duhet të ishte pjesë e diskutimit, por diçka që ju takon Policise se Kosovës”- ka thënë Tahiri.

“Shtesat e rrezikshmërisë duhet të jenë të obligueshme nga Qeveria, duke e ditë që janë policët që po rrezikojnë jetën dhe ju takon me ligj rrezikshmëria, nuk janë as deputetet as ministrat e as kryetarët e komunave” shtoi ai.

Deputeti Tahiri tha se si grup parlamentar dhe si opozitë nuk do zbrapsen.

“Ne si grup patlamentar dhe si opozitë nuk do zmvrapsemi nga kryeministri Kurti. është ky kryeministër që nuk po len me formu komisionin hetimor për rezerva ku është hajnia më e madhe. Ne mundemi me u shpreh këtu por nuk mundemi me bo diskutime pa kryeministra e ministra, mundemi me u kthy në Kryesi a po e përkrahin ose jo”- tha Tahiri

Për mabjtjen e një seance pa praninë e deputetëve të shumicës, kryeparlamentari Konjufca tha se sot nuk mund të vazhdojnë por që të hënën sqarohet se në çfarë kushte mund të mbahet një seancë e tillë.

Ndërkohë LVV në një konferencë për media ka bërë te ditur se nuk merr pjesë në seancën e thirrur nga PDK-ja.

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinjovci tha se është  e rendësishme që për herë të parë ka qasje te balancuar dhe shumë shpejt pritet të dalin me një version për rrezikshmërinë.

“Është e rendësishme që për herë të parë kemi qasje te balancuar dhe shumë shpejt pritet te dilet me një version për rrezikshmerinë. Kur flasim për ceshtjen e pensionimit të parakohshëm qeveria ka berë një ekip qe është duke punu ku përmes reformës se pensioneve është duke u punu dhe shumë shpejt do të shihni rezultatet. Rreth rrezikshmerisë është duke u punuar po ashtu. Shtesat do te ekzekutohen në mënyrë retroaktive të gjithq atyre qe ju takon”- tha Bajqinovci. 

“Është ka punohet shumë nga grupet punuese që atij që i takon ta marrin. Me shumë e kanë bë te madhe opozita që nuk kanë punu për sigurim, as pensionim as rrezikshmeri”- shtoi ai.