Komuna e Prizrenit do të shpenzojë mbi 100 mijë euro për pajisje mbrojtëse ndaj Coronavirusit

Në Komunën e Prizrenit deri më sot janë konfirmuar tri raste me coronavirus, një rast është paraqitur në Prizren dhe dy në fshatin Korishë.

Personi i parë i prekur me COVID-19 është shëruar ndërsa njëra prej të prekurve ka vdekur dje si pasojë e gjendjes së rënduar. Tashmë në Prizren është vetëm një rast aktiv me COVID-19.

Komuna e Prizrenit, me qëllim të parandalimit të përhapjes dhe me qëllim të mbrojtjes nga pandemia COVID-19  të bëjë furnizimin nga një operator ekonomik me material sanitar si dhe dezinfektues si masa mbrojtëse, për këtë është arritur marrëveshja e negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë.

Vlera e përgjithshme e kontratës me titull “Furnizimi me material shpenzues sanitar për nevojat e shërbimeve shëndetësore për mbrojtje nga Coronavirusi në Komunën e Prizrenit” është 102,040.00 euro, kurse është nënshkruar me datë 6 prill.

Disa nga blerjet në këtë kontratë do të jenë: Maska për fytyrë që mundëson frymëmarrjen e prodhuar nga materiale të larta, dhe që duhet të siguron rehati dhe frymëmarrje të lartë për përdoruesit, 600 copë planifikohen të blihen nga ky produkt me vlerë 8,9 euro për sasi në vlerë totale prej 5,340 euro.

1000 copë rroba me mbulim të plotë, tesha kirurgjike me vlerë prej 25 euro për copë, ndërsa në total do të shpenzohen 25,000 euro për këtë produkt.

Me këtë kontratë janë paraparë të blihen edhe 200 maska mjekësore për fytyrë për ambiente ku rreziku i ekspozimit ndaj gjakut dhe lëngjeve trupore përmes spërkatjes është i lartë, ndërsa çmimi për sasi për këtë produkt është paraparë të jetë 31 euro.

100 palë syze të sigurisë së lartë, me mbrojtje të besueshme do të blihen me këtë kontratë me çmim prej 18 euro për sasi, në vlerë totale prej 1,800 euro.

Dezificient për dezinfektimin higjienik dhe kirurgjikal të duarve do të blihen një sasi prej 200 litrave me këtë kontratë në vlerë prej 14 euro për Litër, ndërsa totali i shumës që do të shpenzohet është 2,800 euro, ndërsa është kërkuar që dezinfektuesi të jetë sipas standardeve ndërkombëtare.

Përpos dezinfektuesit në këtë kontratë parashihet të shpenzohen edhe 7,500 euro për letër e lagur dezinfektuese për duar, dhe dezinfektues për pastrimin higjienik dhe kirurgjik të duarve, ku një pako do të përmban 100 copë ndërsa çmimi do të jetë 7,5 euro për sasi, ndërsa do të blihen 1000 sasi.

20,000 maska mbrojtëse, 3 palëshe me llastik në vlerë prej 0,81 cent do të blihen me këtë kontratë në vlerë të përgjithshme prej 16,200 euro.

Kompanisë që i është dhënë tenderi është OE “Eka tradeing” nga SHPK nga Prizreni.

Periudha e realizimit të kësaj kontrate është 3 muaj, duke filluar nga data e hyrjes në fuqi të kontratës.

Komuna e Prizrenit gjithashtu ka nënshkruar një kontratë në vlerë prej 40 mijë euro për dezinfektimin e hapësirave publike dhe objekteve të Komunës.

Gjithashtu Komuna ka nënshkruar një kontratë në vlerë prej 32 mijë Euro për t’i ndihmuar me pako ushqimore familjet e vet izoluara apo familjet në gjendje të rëndë ekonomike.

Deri tani, dy mjekë dhe pesë infermiere të infektuar me COVID-19 në Kosovë