Prizren - 26.03.2020

Komuna e Prizrenit do të shpenzon 40 mijë Euro për dezinfektim

 

Në kohën kur Kosova dhe gjithë bota po lufton kundër pandemisë COVID – 19, Komuna e Prizrenit  ka nënshkruar një kontratë për dezinfektim të hapësirave publike dhe objekteve komunale.

Komuna e Prizrenit ka marrë vendim që të bëj dezinfektimin e të gjitha hapësirave publike në të gjitha banimet kolektive dhe hapësirat ku frekuentojnë qytetarët e Komunës, për këtë është arritur marrëveshja e negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë.

Vlera e përgjithshme e kontratës me titull ‘Dezinfektimi i objekteve Komunale dhe i hapësirave publike në Komunën e Prizrenit’ është 40,000.00 Euro, kurse është nënshkruar me datë 27.03.2020.

Kompania që e ka fituar tenderin është DSH “DDD” nga Prizreni me pronar Jusuf Berisha.

Periudha e realizimit të kësaj kontrate është 6 muaj kalendarik, duke filluar nga data e hyrje në fuqi të kësaj kontrate.

Pas tri rasteve pozitive me COVID-19 në Prizren, dy prej të cilave ishin nga fshati Korishë, Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që ky fshat të futet në karantinë.

Ministria e Shëndetësisë sot ka njoftuar se pacientja nga fshati Korishë ka vdekur mëngjesin e sotëm na coronavirusi e njëjta ishte pranuar po ashtu në Mjekimin Intenziv të Klinikës Infektive me datën 02. 04.2020.

Vdekja e dy të prekurve nga coronavirusi e ka quar numrin në tre, derisa numri i të prekurve në vendin tonë ka arritur në 145 persona të infektuar, ndërsa janë shëruar 23.