Komuna e Prizrenit do të shpenzojë 32 mijë euro në pako ushqimore

 

Pas përhapjes së pandemisë në coronavirusit, Komuna e Prizrenit ka marrë vendim që të ndihmojë me pako ushqimore familjet të cilat duhet të vetë izolohen dhe që kanë nevojë për ndihmë.

Gjithashtu do të ndihmohen me pako ushqimore edhe familjet të cilat kanë probleme me furnizim me ushqim, dhe që janë në vështirësi ekonomike për të sigurua ushqim.

Për këtë është arritur marrëveshja e negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë.

Vlera e përgjithshme e kontratës me titull ‘Furnizim me pako ushqimore për rastet  e vet izoluara dhe rastet sociale në Komunën e Prizrenit’ është 32,990.79 Euro, kurse është nënshkruar me datë 27.03.2020.

Kompania që e ka fituar tenderin është “EURO FOOD“ ShPK nga Prizreni me përfaqësues Samir Vecka.

Periudha e realizimit të kësaj kontrate është 3 muaj kalendarik, duke filluar nga data e hyrje në fuqi të kësaj kontrate.

Sipas njoftimi të publikuar në ueb-faqen e Komunës së Prizrenit në vlerën prej 32 mijë euro parashihen që të shpërndahen 1,237 pako me vlerë prej 26,67 euro për një pako ushqimore.

Një pako Ushqimore do të përmban produktet si në vijim:

FOTO

Pas tri rasteve pozitive me COVID-19 në Prizren, dy prej të cilave ishin nga fshati Korishë, Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që ky fshat të futet në karantinë.

Ministria e Shëndetësisë sot ka njoftuar se pacientja nga fshati Korishë ka vdekur mëngjesin e sotëm na coronavirusi e njëjta ishte pranuar po ashtu në Mjekimin Intenziv të Klinikës Infektive me datën 02. 04.2020.

Ndërsa 25 persona familjarë dhe kontakte të afërta të personit të prekur nga COVID-19 kanë rezultuar negativ pas testimet të kryera nga IKSHP.

Vdekja e dy të prekurve nga coronavirusi e ka quar numrin në tre, derisa numri i të prekurve në vendin tonë ka arritur në 145 persona të infektuar, ndërsa janë shëruar 23.