Deri tani, dy mjekë dhe pesë infermiere të infektuar me COVID-19 në Kosovë

Punëtorët shëndetësorë janë personat që i ekspozohen më së shumti rrezikut për shkak të kontakteve me të prekurit me COVID-19.

Në Kosovë, që nga rasti i parë pozitiv me virus, janë infektuar dy mjekë dhe pesë infermiere.

Sipas raportimeve, në qytetin e Gjakovës, janë prekur nga COVID-19 një mjek dhe një infermiere, të dy kanë qenë raste kontakti.

Mjeku, sipas njoftimit nga Spitali Regjional i Gjakovës, me datën 4 prill është liruar nga Klinika Infektive, i shëruar në tërësi nga COVID-19.

Po ashtu, IKShPK ka njoftuar se katër infermiere nga Klinika Infektive janë infektuar me coronavirus teksa po kujdeseshin për pacientët tjerë me COVID-19.

Rasti më i fundit është në qytetin e Prizrenit, ku një mjek stomatolog ka dalë pozitiv me coronavirus.

Gjatë ditës KALLXO.com ka raportuar se disa mjekë në Spitalin Regjional të Prizrenit dhe Shërbimin Urgjent në Prishtinë janë vetizoluar për 14 ditë pasi kanë pasur kontakt të drejtpërdrejtë me personat që sot kanë vdekur si pasojë e gjendjes së rënduar nga Coronavirusi.

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).