Komuna e Gjilanit, Foto: Komuna e Gjilanit

Kompania "AR Katana" furnizon Gjilanin me maska e dezinfektues

Kompania e ndërtimit “AR Katana” ka furnizuar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjilan me 1 mijë maska dhe 550 litra dezinfektues, ndërsa Njësitin e Zjarrfikësve me 200 maska.

Donacionin i është dorëzuar nënkryetarit Arbër Ismajli nga drejtori i kompanisë “AR Katana”, Muhamet Ajrullahu.

Ismajli ka thënë se ky donacion është shumë i mirëseardhur në këtë kohë kur niveli komunal po ballafaqohet me mungesë të këtyre mjeteve.

Ndërsa, donatori Muhamet Ajrullahu ka thënë se ky është “obligim fetar dhe kombëtar për t’i dalë në ndihmë vendit, sa herë të ketë nevojë”.

Në Kosovë, numri total i të prekurve me coronavirus ka shkuar në 19.

Ndërsa në botë, numri total i të prekurve me coronavirus ka shkuar në 203,663, numri i të shëruarve ka arritur në 82,866 ndërsa si pasojë e këtij virusi kanë vdekur 8,231 persona.