
Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com
Dy punëtorë të një pike karburanti raportojnë se iu grabitën afër 1 mijë euro nga një person i maskuar
16.9.2023 - 10:20
Dy persona, punëtorë në një pikë karburanti kanë raportuar tek organet e rendit se iu janë grabitur para nga një i dyshuar.
Sipas tyre, i dyshuari kishte maskë në kokë dhe nën kërcënimin e një thike ka grabitur rreth 700-800€ nga punëtori i pompës së derivateve, ndërsa nga punëtorja ka grabitur rreth 100-150€ dhe kishte ikur.
Rasti raportohet të ketë ndodhur dje në rrugën “Skënderbeu” në Gjilan, ora 21:20.
Policia është duke hetuar rastin.