Kilaj në Hagë, në mungesë të aktakuzës avokati kërkon lirimin e tij
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës, në Hagë, ka përfunduar seanca e parë ndaj Isni Kilajt, ish-komandant i UÇK-së, njëherësh ish-kryetar Malishevës. Seanca e radhës do të mbahet të hënën. Avokati i Kilajt, Brien Edwards, ka thënë se ndaj klientit të tij nuk ka aktakuzë, derisa ka kërkuar lirimin e tij.
Gjykatësi i DHSK-së, Nicolas Guillou, në seancën gjyqësore ndaj Isni Kilajt e vlerësoi si të përshtatshme kërkesën e avokati mbrojtës, Iam Eduards, për parashtrimin me shkrim lidhur me arrestimin e Isni Kilajt nga Prokuroria Speciale e DHSK-së, sot më 4 nëntor, derisa nga Prokuroria kërkoi që ZPS t’i kundërpërgjigjet nesër deri në orën 14:00, ndërkaq vendimi do të merret nga gjykatësi të hënën, më 6 nëntor, në ora 10:00.
Isni Kilaj do të vazhdojë të qëndrojë deri në marrjen e vendimit të gjykatësit të DHSK-së, Nicolas Guillou.
Gjithashtu u vendos që Prokuroria e Specializuar ta bëjë transferimin e parashtrimeve që lidhen me të dyshuarin Isni Kilaj, të kopjohen e të transferohen, nga dosja hetimore, në dosjen e re të çështjes, deri të martën, 7 nëntor 2023
Isni Kilaj, ish-kryetari i Komunës së Malishevës, është arrestuar të enjten nga Gjykata Speciale.
Siç thuhet në njoftim, arrestimi ka lidhje me vepra të ndryshme penale, duke përfshirë pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare/RTK/.