Katër të lënduar nga vetaksidenti në Prizren

Katër persona kanë marrë lëndime trupore pas një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm.

Aksidenti ka ndodhur në hyrje të Komunës së Prizrenit.

Në lidhje me këtë rast, KALLXO.com ka biseduar edhe me zëdhënësin e policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi i cili konfirmoi se rasti ka qenë vet-aksident.

I njëjti ka treguar se aktualisht informacionet që posedojnë janë se katër persona kanë marrë lëndime.

Bytyqi tha se nuk kanë informacione se për çfarë lëndime bëhet fjalë pasi të njëjtit janë duke u trajtuar në spital.

Tutje njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur vet- aksidenti.