Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Katër raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Policinë e Kosovës. Rastet janë regjistruar në Rahovec, Gjakovë, Vushtrri dhe Mitrovicë e Veriut.

Në Rahovec një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht prindërit e tij. Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 11:30 dhe njërit nga viktimave, i është ofruar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, ka njoftuar Policia.

Në Gjakovë një burrë është arrestuar pasi dyshohet që kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, thuhet në raportin e PK-së. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Në Vushtrri një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj.

Ngjarja ka ndodhur më 2 shkurt në ora 23:05.

Sipas Policisë viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa palët janë intervistuar dhe me rekomandim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullte. Në Mitrovicë të Veriut është arrestuar një grua nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht si dhe ka kanosur nenën e saj. Sipas Policisë viktimës i është ofruar trajtim mjekësor. E dyshuara me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje, ka njoftuar PK.