Katër raste të dhunës në familje brenda një dite – Pesë persona arrestohen

Katër raste të dhunës në familje u raportuan në Polici gjatë së dielës.

Dy raste u raportuan në Prishtinë, një në Fushë Kosovë dhe një në Lipjan.

Sipas raportit policor në rastet në Fushë Kosovë dhe Lipjan pati ankuese gra që mbi to u ushtrua dhunë fizike. Dhunuesi në Fushë Kosovë u dërgua në mbajtje kurse ai i Lipjanit gjendet në arrati.

Në Prishtinë në njërin rast tre persona të dyshuar janë rrahur mes vete dhe njëri nga ta ka pësuar lëndime trupore. Tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti tjetër i dhunës në familje në Prishtinë erdhi pas një mosmarrëveshjeje ku i dyshuari ka kanosur verbalisht viktimën. Personi i dyshuar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje bën të ditur Policia në raportin 24 orësh.