Foto: KALLXO.com Ilustrim

Kanosi zyrtarin policor, arrestohet një person në Podujevë

Një person është arrestuar në Podujevë pasi ka kanosur një zyrtar policor.

Sipas policisë, i dyshuari kanosi zyrtarin policor pasi mori një gjobë për kundërvajtje në trafik.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull/kosovar pasi që i njëjti gjatë shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje trafiku, ka kanosur verbalisht zyrtarin policor” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

I dyshuari, sipas policisë është dërguar në mbajtje.