Kanosi policin, arrestohet

Një person është arrestuar dje nga Policia e Kosovës në Gjakovë pasi kishte kanosur një zyrtar policor.

Policia e Kosovës bënë të ditur se polici i kanosur ishte jashtë detyrës zyrtare, ndërsa pas arrestimit i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.