Kanoset polici në Prizren

Një zyrtar i Policisë së Kosovës është kanosur nga një person i dyshuar, pasi këtij të fundit iu ishte shqiptuar një tiketë për kundërvajtje në trafik.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren dje rreth orës 12:45.

Policia ka thënë se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.