Ilustrim

Kanos policin, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar një burrë në Prishtinë nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Kanosje ndaj personit zyrtar”.

Sipas raportit policor 24-orësh, i arrestuari dyshohet se ka ofenduar dhe kanosur një polic, i cili ishte në kryerje të detyrës zyrtare.

Ngjarja është thënë se ka ndodhur dje rreth orës 06:30.

Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje dhe se rasti është duke u hetuar.