Kakavijë, nuk i deklaroi në kufi, i sekuestrohen mbi 14 mijë euro dhe mbi 1 milion lekë

Shërbimet e Policisë Kufitare të Shqipërisë në Kakavijë gjatë kontrollit të imtësishëm të automjetit tip “Fiat”, me drejtues shtetasin B.Z., gjetën dhe sekuestruan 14.400 euro dhe 1.165. 000 lekë, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin B. Z., 49 vjeç, rezident në Athinë, Greqi, për veprat penale – mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë dhe -pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, njofton Policia e Shtetit.