Kaçanik, në vendin e punës ia grabisin 125 euro dhe dy pako cigare

Policia e Kosovës njofton se në Kaçanik se në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, në hyrje të Kaçanikut në një pikë karburanti janë grabitur 125 euro dhe dy boksa cigare.

Në lidhje me këtë ekipe të policisë të stacionit në Kaçanik kanë marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga aty kanë mësuar se një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit me pushkë automatike, ka arritur të grabisë një shumë të caktuar të të hollave dhe të largohet këmbë në drejtim të panjohur.

Tutje policia pas një pune intensive hetimore , grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, kanë arritur të identifikojnë dy persona, të cilët dyshohet se kanë kryer grabitjen, ndërsa kanë bastisur dy lokacione të dy personave të dyshuar dhe aty kanë gjetur e më pas kanë konfiskuar: 3 armë të zjarrit , 2 pushkë automatike dhe një pistoletë, sasi e municionit , karikatorë, një radiolidhje, sasi e narkotikëve, një shufër metalike, dorëza , maskë ,telefona, me të cilat dyshohet se është kryer grabitja.

Sipas policisë dy të dyshuarit janë K.Ç ( M/K) i moshës 22 vjeçar dhe A.Ç ( M/K) i moshës 21 vjeçar dhe janë arrestuar dhe shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’Grabitje dhe armëmbajtje pa leje’’.