Ilustrim

Ishte parë në disa video me pistoletë në dorë, i dyshuari bie në duart e policisë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka intervistuar një person të dyshuar, i cili ishte vërejtur në fillim të janarit në disa video-incizime me një pistoletë në brez.

Lidhur me rastin, Policia thotë se i dyshuari ka dërguar në stacion policor një pistoletë me gaz e cila është sekuestruar.

Sipas raportit policor, me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.