Ilustrim

Ishte me të dashurën, sulmohet nga ish-gruaja dhe vajza një person në Mitrovicën e Veriut

Të premten, më 29.03.2024 është ankuar në Policinë e Kosovës se është sulmuar nga ish-gruaja dhe vajza e tij derisa ishte me të dashurën.

Sipas njoftimit të policisë, i njëjti pas verifikimit është dërguar në vuajtje të dënimit pasi kishte një urdhëresë aktive nga gjykata.

Rasti ndodhu në rrugën “Çlirimi” në Mitrovicë të Veriut.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se ai dhe e dashura e tij, janë sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarat femra kosovare (ish-bashkëshortja e tij dhe vajza e tij). Të dyshuarat pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt” – thuhet në njoftim.

“Gjatë verifikimit ka rezultuar se ankuesi ka urdhëresë aktive nga gjykata dhe i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali” – përfundon njoftimi.